Ai u hodh në pishinën e hotelit dhe ndërroi jetë menjëherë më pas, duke përplasur kokën në dysheme. Tragjedia për 40 vjeçarin shqiptar ndodhi natën midis të shtunës dhe të dielës në Lido Savio, në Ravenna.
Mediat italiane shkruajnë se ai është Edmond Vistaraj, i identifikuar me origjinë nga Shkodra, i martuar, baba i dy fëmijëve, banues në Carugate. Milano. Hipoteza kryesore për shkakun e humbjes së jetës është një dëmtim i kokës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të së shtunës në mbrëmje në pishinën e një hoteli rezidencial. Sipas informacioneve fillestare, 40 vjeçari ishte me miqtë që festonin pranë pishinës, kur u hodh në ujë. Pak momente më vonë, dali pa vetëdije mbi ujë, duke u shpallur i pajetë në vendin e ngjarjes nga emergjenca.