Atletët e Vllaznise e kane nisur ne menyren e duhur diten e pare te kampionatit te 82-te kombetar per te rritur qe ka startuar sot ne Elbasan.
Shume prej garave te zhvilluara jane fituar nga atletet shkodrane dhe Vllaznia si ekip duket shume prane fitores se titullit kampion, megjithate çdo gje do te zyrtarizohet pas dites se neserme qe eshte edhe e fundit e kampionatit.
Nese kjo behet realitet, do te ishte titulli i 12-te rradhazi qe fitohet nga Vllaznia. Nderkohe ka qene kryetrajneri i ekipit shkodran Albert Marashi ai qe ka bere nje permbledhje te rezultateve te dites se sotme:
“Perfundon dita e pare e Kampionatit Kombetar te Atletikes. Pergezoj te gjithe atletet dhe trajneret per rezultatet e arritura. Nje falenderim i veçante per Drejtorin e SK-VLLAZNIA, Z. Mark Kroqi per mbeshtetjen e vazhdueshme ndaj ekipit te atletikes.
Kampionet Kombetar per vitin 2020- MESHKUJ:
Daniel Guri 100m rezultati 11”04
Franko Burraj 400 m rezultati 48”51
Muhamet Çangeli Kercim se gjati 7.48 m
Franko Burraj, Daniel Guri, Edison Çardaku, Lulzim Çangeli Stafete 4×100. Rezultati 43.1
Kampionet Femra per vitin 2020:
Erisa Rrasa Kercim se gjati Rezultati 5.90 m
Sara Malaj Kercim se larti Rezultati 1.45 m“.