Mario Mitaj ka realizuar ëndrrën e madhe. Sulmuesi i talentuar që është pjesë e kombëtares së moshave, ka firmosur sot një kontratë profesionisti me klubin e AEK-ut.
Lajmi është bërë me dije nga vetë ai që s’e fsheh kënaqësinë teksa shkruan në rrjetet sociale: “Shumë i lumtur që sot ëndrra ime u realizua! Pas 6 vitesh të tëra në Akademinë e AEK-ut kam arritur të nënshkruaj kontratën e parë profesioniste.
Shumë falënderime për ata që më besuan dhe më dhanë këtë mundësi”, përfundon mesfushori 17-vjeçar me origjine nga Vermoshi.
Ai ka patur disa oferta nga Akademi te ndryshme neper Europe por drejtuesit e klubit te AEK vendosen t’i ofrojne kontrate dhe te mos e lene te largohet.
Nderkohe pas pak ditesh Mitaj do t’ i bashkohet ekipit te pare dhe do te shkoie me te ne fazen pergatitore qe do te zhvilloie ne prag te nisjes se sezonit te ri. /ShkodraSport/