Humbja e jetës së mësuesit në Mirditë ka trishtùar miqtë dhe familjarë të tij. Ngushëllimet për të i ka shprehur edhe miku i tij, gazetari e publicisti i njohur Gjergj Marku, ku shprehet se Kola do të mbahet mend si një person i përkushtuar, i besës dhe mikpritës. Miku i tij shkruan se COVID-i i mori jetën pabesisht mësuesit duke lënë në hìdhërim familjarët e tij.
“COVID shuan mesues Gjonin!…(Mesuesi Gjon Kola nuk arriti t’ia dale luftes ndaj Covid-19, qe e kishte zene prej disa kohesh. Ai nderroi jete ne spitalin infektiv ne Tirane, duke lene ne pikéllim familjen e tij te dashur, te aferm, kolege dhe miq te panumert. Gjoni do te mbahet mend si mesuesi i perkushtuar dhe veprimtar shoqeror teper aktiv, njeri i beses dhe i fjales se drejte, person tejet i dashur dhe hokatar i kandshem.
Mua me ka rene ta njoh qe para ’90-s ne nje pritje unike qe me ka bere me nje grup studenteve te arteve nga Tirana, atje ne kullen e tij bujare e mikpritese ne Ndershene te Oroshit ku dhe ka lindur.Qofsh i bekuar mesues Gjoni edhe ne ate jete!)”, shkruan gazetari dhe publicisti i njohur Marku.