Disnivel i frikshëm! Bajerni ka shpartalluar Barcelonën me rezultatin 1-4 duke i shpërfytyruar totalisht katalanasit e drejtuar nga Setien. Myler hapi serinë e golave në minutën e 4-t, ndërkohë që Alaba vendosi baraspeshën në minutën e 7-të, falë një autogoli të çuditshëm.
Në këto moment Barcelona merr zemër dhe provon të përmbysë rezultatin por vetëm kaq, pasi nga minuta e 22-të, kur Perisiç realizoi golin e dytë, katalanasit u shpërfytyruan totalisht. Gnabri në të 28-tën dhe Myler në të 31 plotësuan “pokerin” në pjesën e parë.
Pjesa e dytë ka dhuruar edhe 5 gola të tjerë, po aq sa e para. Përsëri dominimi i Bajernit ka qenë i padiskutueshëm. Në minutën e 57-të Suarez shënon për barcelonën, duke krijuar idenë e hapjes së ndjeshes. Në fakt, aty rikthehet edhe njëherë Bajern.
Kimish, Lavandovski dhe dy herë Filipe Koutonjo shkatërrojnë plotësisht Barcelonën. Rezultati është i pabesueshëm, 8 me 2 me një Bajern që tashmë kandidohet si pretendent i mundshëm për të fituar edhe trofeun.
Është një meritë e veçantë e trajnerit Flick, i cili kishte planifikuar skemën më të mirë të mundshme për të mundur spanjolët, por sigurisht as ai nuk e mendonte se mund të përfundonte me këtë rezultat. Tashmë gjermanët presin të njohin kudërshtarin në mes City dhe Lyon.