Aktiviteti “Dalja n’ Shosh”, me fokus promovimi i vlerave dhe resurseve të territorit, i organizuar në kuadër të programit ReLOaD nga Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Green Center Albania, ka patur një organizim ndryshe këtë vit.
Prej disa vitesh, një pjesë e këtij territori, që njihet me emrin Lugina e Lumit të Shalës, ka tërhequr vëmendjen e shumë turistëve vendas dhe të huaj. Pas një udhëtimi rreth 90 minuta, nga Shkodra arrihet në digën e hidrocentralit të Komanit.
Aty presin varka por edhe tragete, me të cilat organizohet një udhëtim shumë i këndshëm në liqenin e Komanit. Natyra ofron pamje fantastike, ndërsa edhe pse jemi në stinën e verës, ndjehet freskia e ajrit. 90 minuta udhëtim me varkë, nduk ndjehen fare dhe para syve shfaqet një pejsazh si në përalla.
Bukuritë e natyrës, qëndrojnë në harmoni perfekte me atë që dora e njeriut ka ndërtuar në këtë zonë. Edhe pse mes malesh, ka shumë gjallëri dhe pak pas mesdite, të duket sikur je në një zonë turistike të mirëfilltë. Turistët janë të privilegjuar me mundësi të shumta për pushim e argëtim, duke nisur nga plazhi në ujin e freskët, shëtitjet në natyrë por edhe gastronomia tradicionale bie e zonës. Ata që janë të lidhur shumë me celularin, mund të realizojnë foto dhe video unikale, por duhet të presin kthimin në shtypitë e tyre për ti ekspozuar në rrjetet e tyre sociale.
Në një nga bujtinat e zonës, është organizuar ajo që mund të quhet “pjesa zyrtare” e aktivitetit. Në cilësinë e të zotit të shtëpisë, administratori i Njësisë Shosh, Ndoc Ashta, u uron mirëseardhjen pjesëmarrësve. Kryetarja e Shoqatës Green Center Albania, Anila Neziri, bashkëorganizaore e eventit me Bashkinë e Shkodrës, përshendet të pranishmit dhe i fton ta shijojnë në maksimum këtë ditë krejtësisht ndryshe. Prof. Dr. Zef Gjeta, bir i kësaj zone, përcjell telegrafikisht disa informacione shumë interesante për historinë e kësaj treve. Nuk mungojnë as batutat e anektodat, për të cilat Gjeta spikat.
Grupi artistik i Shoqatës “Besa” të Shoshit, ishin “qershia mbi tortë” e këtij eventi. Interpetime me lahutë, çifteli, sharki dhe “a capella” të këngëve tradicionale të zonës, krijuan një atmosferë të këndshme, e cila u fotografua dhe filmua nga shumë prej të pranishmëve për ta ruajtur si një kujtim të rradhë.
Degustimi i produkteve tradicionale të zonës, është një tjetër e veçantë e aktivitetit. Çdo gjë “vendase”, e prodhuar nga dora e njeriut në harmoni dhe respekt të plotë të natyrës.
Ecja në natyrë me një guidë si Prof. Dr. Zef Gjetja, informacioni që ai bashkëndan me pjesëmarrësit që e ndjekin në këtë “aventurë”, forcojnë edhe më shumë bindjen se Shoshi ofron mundësi të shumta për turizmin veror, ndërsa duhet menduar edhe për atë dimëror.
Pas disa orëve në gjirin e kësaj perle të natyrës, vjen koha për të udhëtuar sërish me varka. Në kthim, të mbetet koka pas dhe mendon se duhet ardhur përsësi e përsëri. Përveç sa përshkruam më sipër, bujaria e banorëve të zonës, është një shtytje për të provuar disa ditë, disa orë ndryshe mes malesh, në gjirin e një natyre që shumicës nga ne, i mungon në përditshmërinë e qyteteve.