Një nga aktorët e mirënjohur të “brezit të artë” të skenës dhe ekranit shqiptar, Ymer Bala, feston 79 vjetorin e lindjes.
Pavarësisht se prej vitesh jeton përtej Atlantikut bashkë me familjen, Bala vijon të ketë lidhje të forta me kolegët e tij të Teatrit “Migjeni” dhe të jetë shumë aktiv në rrjetet sociale edhe përtej artit.
Mjeshtri Ymer Bala ka nje galeri shumë të spikatur rolesh ne skenën e teatrit por edhe në kinematografinë shqiptare. Ai është pjesë e “brezit të artë” të artistëve shkodranë, i cili se vështirë do të përsëritet.
Edhe ShkodraWeb Media i bashkohet urimit të kolegëve të Ymer Balës, edhe 100- vjet duke nisur nga sot Mjeshtër!