Ditën e sotme u përcoll në banesën e fundit Bekim Demaj, i riu 24 vjeçar që humbi jetën duke u larë në Liqenin e Shkodrës, në territorin e Malësisë së Madhe. Ngjarja e rëndë u përcoll me reagime edhe në rrjetet sociale, ku bie në sy shënimi i nënkryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe Sytki Ndrecaj. Në një postim në faqen e tij në Facebook, të ilustruar edhe me disa foto, Ndrecaj shkruan:
Sot u dha lamtumira e fundit djalit të një prej familjeve të nderuara të Grizhës në Nj.A. Gruemirë e më gjërë, bashkëmalësorit e bashkëqytetarit të respektuar të trevës tonë Malësi e Madhe 24 vjeçarit Bekim Isen Demaj ëndërrat e të cilit u prenë në mes nga një valë góditëse e pashpirt në Liqenin e Shkodrës e para dy ditëve, nga një gangrenë ku nuk pyet për moshën e as perspektiven, nga një deshirë e Zotit që të mirët ti ketë pranë vehtes.
Një dhimbje që shkon përtej familjes, një pjestarë që shoqëria do donte ta kishte pranë vehtes në vazhdimësi, një moshë që ëndërrat duhet ti ishin bërë realitet. Në këto momente çdo fjalë do ishte e tepërt e çdo shkrim nuk do e shuante dhimbjen. Ndaj nuk më mbetët tjetër veçse familjes e të afërmëve, shokëve e miqve tu shpreh ngushëllimet duke besuar në forcen që Zoti do u dhurojë për të kapërcyer këtë humbje në moshë të re të Bekimit.
Edhe njëherë #Ngushëllime.
Nga: Sytki Ndrecaj
Zv.Kryetar i Bashkisë Malësi e Madhe