Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë që trónditi mbrëmjen e kaluar Shkodrën dhe mbarë opinionin publik, ku u èkzékutua me brèshëri kallashi 23-vjeçari Gledis Kraja. Pas ngjarjes, policia identifikoi autorin e dyshuar, i cili ishte shtetasi Sebastian Smakaj. Ky i fundit rezulton të ketë qenë shok me 23 vjeçarin.
Një gjë e tillë kuptohet edhe nga profilet e ‘Facebook’ të Krajës dhe Smakajt, të cilët jo vetëm që ishin miq, por edhe pëlqenin fotografitë e njëri-tjetrit apo komentonin.
Nga disa komente të shkëputura nga profilet e tyre, shihet se autori i dyshuar Smakaj ka komentuar në fotografinë e Krajës dhe ky i fundit ja ka kthyer. Sipas informacioneve nga policia e Shkodrës, në kërkim është shpallur Stjuart Smakaj. Ai është vëllai i autorit të dyshuar të ngjarjes, Sebastjan Smakaj. /BW/