Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënùár apo akúzuár, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
• S. A., banues në Shkodër, i dënùár,
• S. R., banues në Shkodër, i dënùár,
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sékùestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga aktivitete të paligjshme si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe opéraciònet ekzékùtive që do të kryejë. /Njoftim i Policisë së Shtetit/