Dy gola kanë mjaftuar që Tirana ta fillojë me këmbën e mbarë aventurën në Ligën e Kampionëve. Ekipi shqiptar ka mundur Dinamon e Tbilisin, madje me mjaft lehtësi. Në çdo pjesë loje, Tirana ka shënuar nga një gol.
Në pjesën e parë arbitri kryesor akordoi minuta shtesë dhe pikërisht në minutën e katët shtesë, Torassa ka shënuar golin e avantazhit për miqtë. Edhe pjesa e dytë ka folur më shumë për, ndërsa ka patur dyshime për një penallti të pa akorduar për shqiptarët, por edhe vendasve iu anulua një gol për pozicion jashtë loje të dukshëm.
Në minutën e 86- të ka ardhur edhe goli i nokautit pët Dinamon. Portieri vendas nuk bllokon siç duhet një top të goditur nga jashtë zonës dhe topin që i iku nga duart, e shtyu në portë Ismajlgeci. Takimi mbyllet 2 – 0 për Tiranën, e cila do të ketë përballë ekipin serb të Crvena Zvezdës.