Vllaznia ka prezantuar dje dy afrimet e radhës, me Isufin dhe Zogoviç që janë lojtarët më të rinj të kuqebluve. Bashkë me dyshen edhe Bardulla dhe Ramadani kanë rinovuar kontratën, ndërsa në Shkodër zbulojnë emrin e afrimit të ri.
Qendërmbrojtësi brazilian 25 vjeçar Cassius Viniçiu Coelhu mund të jetë afrimi i ri, teksa gjiganti 1.92 metër i gjatë mund të jetë i duhuri për prapavijën. Në sezonet e fundit lojtari nuk është aktivizuar shumë minuta me Anapolinan në Brazil, teksa ende nuk ka asgjë zyrtare.