Ndaj Indrit Bajraktarit është marrë masa e sigurisë “arrèst me búrg” nga Gjykata e Shkodrës pas mbýtjès së 17- vjecares Enisa Doda në Velipojë. Bajraktari ka thënë në seancë që ai dhe vajza ishin pa jelekë mbrojtës teksa shëtisnin në det me motoskaf. Në dëshminë e tij të mëparshme, 25- vjeçari ka thënë se vajza ra nga motorskafi dhe u mbýt në ujë.
Ai tashmë akúzòhet vrásjè për pakujdesia, si dhe për pengim të zbulimit të së vërtetës pasi fillimisht kur doli nga deti gënjeu pronarët e motorskafit dhe tentoi të largohet. Bajraktari kishte ardhur për pushime në Shqipëri, pasi jetonte në Angli dhe gjatë pushimeve në Velipojë kishte njohur 17- vjeçaren Enisa Doda, me të cilën kishin njohje familjare dhe dolën xhiro me motorskaf. Ngjarja ndodhi më 19 gusht dhe Enisa Doda u mbýt në det pasi ra nga motorskafi.
Autopsia nxori se në trupin e Enisa Dodës kishte të nxira por jo shenja dhùné. Dyshohet se Doda nuk dinte not teksa sipas Policisë, Bajraktari e la në det të mbýtùr dhe doli vetë pa të dhe motorskafin në breg.