Pedagogia shkodrane e Universitetit të Salentos në Itali, ka arritur një tjetër sukses profesional. Valentina Ndou është zgjedhur si antare e Këshillit Ndërkombëtar dhe Këshillit Akademik Ndërkombëtar të WTFI, Forumit Botëror të Turizmit. Lajmin e ka dhënë vetë një organizatë e mirënjohr, e cila është antare e UNWTO – Organizatës Botërore të Turizmit.
“Instituti Botëror i Forumit të Turizmit prezanton me krenari Valentina Ndou, PhD [Asistente Prpfesore dhe Kërkuese Shkencore në Departamentin e Inxhinierisë së Inovacionit në Universitetin e Salento, Itali] si anëtari i ri i Këshillit Ndërkombëtar dhe Këshillit Akademik Ndërkombëtar të WTFI.”, thuhet në njoftimin e dhënë nga WTFI.
Ky postim, shoqërohet edhe me një link ku mund të lexohet një CV e përmbledhur e Valentina Ndout, në gjuhën angleze dhe që mund ta gjeni duke klikuar KËTU.