Ish kryebashkiaku i parë i Përmetit gjatë viteve 1992-1996 Dhimitër Nasi ka ndërruar jetë nga korona virusi.
I shtruar në spitalin e infektivit në Tiranë, ai nuk mundi ta fitojë betejën për jetën me Covid-19.
Lajmin e ka dhënë faqja “Bashkësia Përmet” në Facebook e cila i përcjell ngushëllime familjarëve të të ndjerit.