Një 62-vjeçar, banues në Golem të Durrësit, ka humbur prej 10 ditësh. I humbur është shtetasi Flamur Abazi, i cili mësohet se është larguar nga shtëpia e tij që prej datës 14 gusht, në orën 22:00.
Bëhet e ditur se 62-vjeçari vuan nga Alzheimeri i tipit Dementi, dhe nuk flet, përveçse thotë “po”, “jo”.
Gjithashtu, Abazi ka dorën e djathtë të paralizuar dhe e mban poshtë gjoksit. Familjarët e tij kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij. Kush e sheh mund të telefojnë në numrin 0686904101.