Pasi në disa ditë rresht u raportuan raste në rritje të numrit të personave të infektuar me Covid-19 në Itali, më në fund sot, numri i qytetarëve me korona virus ka pësuar rënie.
Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 953 raste të reja pozitive me korona virus, ndërsa të dielën (një ditë më parë) ishin 1210 raste. Sot katër persona kanë humbur jetën nga virusi në Itali, kurse dje ishin shtatë.
Nga fillimi i pandemisë, në Itali numërohen 260 298 raste me Covid-19, ndërsa 35 441 njerëz kanë humbur jetën. Në të gjithë botën, janë shënuar mbi 23 milionë të infektuar me koronavirus.
Ndërsa, numri i jetëve të humbura nga Covid-19 në mbarë globin ka shkuar në 814 284 individë.