Vllaznia dhe Dajan Shehi kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vijuar bashkëpunimin edhe me një sezon. Shkodranët janë duke u kompeletuar, ndërsa kanë zyrtarizuar marrëveshjen. Mbrojtësi ka qenë një nga pikat kyç të Vllaznisë sezonin që lamë pas, andaj ka pranuar rinovimin.
Shkodranët do të zhvillojnë nesër në 17:00 një miqësore me Kastriotin në Fushë-Krujë, teksa do të bashkohen edhe lojtarët e rinj, me mbrojtësin brazilian Cassius që pritet të bashkohet me ekipin.
Njoftimi i klubit Vllaznia:
KF Vllaznia bën të ditur se ka rinovuar kontratën edhe me mbrojtësin Dajan Shehi. Paraqitjet e tij gjatë sezonit të kaluar, kanë bindur stafin teknik për vlerat e tij dhe për këtë arsye, ai do të vazhdojë bashkëpunimin me skuadrën tonë.