Vllaznia nuk ndalet në këtë merkato vere dhe ka bërë të vetin një tjetër futbollist që në Shkodër shkon si një njohje e vjetër për Superioren, Nertil Hoxhaj, ballshioti që ka debutuar që në moshën 18-vjeçar me Partizanin në elitë dhe më pas ka luajtur edhe me Flamurtarin, Bylisin apo dhe në Kategori të Parë, vjet shkoi në Koosvë duke luajtur me Llapin.
Por, duket se Nertil Hoxhaj, tashmë ka më shumë eksperiencë. Mbrojtësi që ka qenë edhe pjesë e Kombëtareve të moshave dhe Shpresave U-21, ka zgjedhur që të rikthehet në elitë e madje të luaj me shkodranët.
Nertil Hoxhaj luan në linjën e majtë në mbrojtje dhe mesfushë dhe është një futbollist me aftësi teknike të larta dhe cilësi shumë të mira, si në difensivë, ashtu edhe në ofensivë dhe pritet që të ketë një nga afrimet cilësore të shkodranëve në këtë merkato vere.
Turbina e Cërrikut e kërkoi me ngulm, por edhe dia ekipe të elitës, por, duket se Hoxhaj ka preferuar që të shkojë në Shkodër për të vijuar karrierën./vipsport/