Vjen edhe Christopher Mandiangu. Lojtari per te cilin ka dite qe flitet ne Shkoder, vetem pak minuta me pare eshte zyrtarizuar si futbollist i Vllaznise.
Ka qene vete klubi shkodran qe ka njoftuar arritjen e marreveshjes dhe hedhjen e firmes ne kontrate me te. Mandiangu do te jete per nje vit pjese e Vllaznise.
Sulmuesi anesor ka luajtur me ekipet kombetare te moshave te Gjermanise vite me pare ndersa gjate karrieres se tij ka luajtur me ekipe te ndryshme teksa se fundi ka qene ne Poloni tek Widzev Lodz.
Ja njoftimi i klubit Vllaznia per kete kontrate:
“VLLAZNIA FIRMOS ME CHRISTOPHER MANDIANGU
KF Vllaznia bën realitet një tjetër goditje në merkato. Ashtu siç ishte premtuar, sonte zyrtarisht është bërë pjesë e klubit tonë edhe futbollisti Christopher Mandiangu. Sulmuesi anësor konsiderohet një element shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë në sezonin e ri dhe padyshim që besimi është i madh tek aftësitë e tij.
Mandiangu ka firmosur një kontratë njëvjeçare me KF Vllaznia dhe nga nesër do të jetë në dispozicion të stafit teknik! Mirë se erdhe tek Vllaznia Christopher!”