Rusjon Kercuku, djali që shihni në foto është 18 vjeçari i cili humbi jetën në një aksident me motor mbrëmjen e së premtes në Pesaro të Italisë. Sipas mediave italiane, i riu me origjinë shqiptare, ka lindur në Itali.
Ai punonte si kamarier në një hotel në Cattolica dhe në kohën e aksidentit, po kthehej nga puna.Ai ishte duke shkuar të takonte disa miq të tij. Por sipas policisë, djaloshi shqiptar kishte humbur kontrollin e mjetit dhe u përplas me një shtyllë.
Dëmtimet në kokë dhe gjoks i shkaktuan humbjen e menjëhershme të jetës. Kercuku, në Mars kishte festuar 18-vjetorin e lindjes. Ai ishte student i vitit të katërt në Bramante dhe jetonte në Libertà në Vallefoglia.