Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, doli në konferencën për shtyp në prag të 2 sfidave të muajit shtator ku u shpreh:
GJENDJA E GRUPIT – Po jetojmë në një moment të vështirë për shkak të pandemisë. Kam folur vazhdimisht me lojtarët. Disa kanë nisur kampionatet dhe janë kthyer në fushë. Kur të vijnë këtu do t’i shikojmë. Shpresojmë të jenë në formë të mirë.
SKUADRAT SHQIPTARE NË EUROPË- Është një moment shumë i mirë për futbollin shqiptarë dhe skuadrat shqiptare. Kanë bërë një paraqitje shumë të mirë. Duhet të jemi shumë krenarë. Futbolli shqiptar po rritet. Kam folur edhe me presidentin Duka, që ka shumë dëshirë të nxisë futbollin e të rinjve. Unë do të përpiqem t’i ndihmoj.
Ne po i ndjekim të gjithë. Do të ishte mirë ti kishim të gjithë lojtarët në Shqipëri. Po i monitorojmë të gjithë lojtarët që janë jashtë. Por futbolli kështu e ka, luajnë në vend të ndryshme të Europës. Çdo vend ka mentalitetin e vetë, ashtu si dhe kampionati shqiptar ka mentalitetin e vet. Është e pamundur ti kesh të gjithë në grumbullim.
SITUATA DHE OBJEKTIVA – Po të shohim ndeshjet e fundit, kemi treguar një paraqitje shumë të mirë. Skuadra Kombëtare po rritet. Po ka shumë pikëpyetje se si do t’i gjejmë lojtarët. Më shqetëson gjendja e lojtarëve, akoma nuk i kam parë. Do të luajmë ndaj Bjellorusisë, një nga kundërshtarët më të fortë të grupit. Do të tentojmë që në fund të arrijmë objektivat tona. Kam grumbulluar disa të rinj që në vitin 2024 të kemi grup të konsoliduar.
ZGJEDHET E SHUMTA – Lista është e madhe sepse ne nuk e dimë si do të vijnë lojtarët këtu. Do t’i nënshtrohen testeve, plus edhe gjendja fizika. Nuk e di nëse do të ketë lojtarë që do të rezultojnë pozitivë apo me probleme fizike. Lista do të ndryshojë në qoftë se është nevoja, deri në momentin që do të bëhet nisja në Bjellorusi.
Është një situatë e paprecedentë. Nëse do të kishim mundësi të bënim miqësore do të ishte më mirë. Ka shumë pikëpyetje. Do të vazhdojmë me pikat e sigurta që kemi pasur para karantinës. Do të jetë e vështirë, shpresoj të bëj zgjedhjet e duhura.
LOJTARËT E RINJ – Kumbulla është lojtar i rëndësishëm. Mund t’i besoj që tani atij. Mund të mbështetem te ai. Për sa i përket 17-vjeçari Çepele. Kisha folur me prindërit e tij. Është e vështirë të marrësh lojtarë nga Kombëtaret e tjera. Është një lojtar i perspektives. Ka shumë shqiptarë që kanë lindur në Europë. Presin fillimisht një ftesë nga Kombëtaret përkatëse. Ka lojtarë vërtet interesant, që po punojmë t’i afrojmë. Por duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të marrë maksimumin dhe për të afruar lojtarë më cilësor.
Është një grup i vështirë. Unë kujdesem dhe shoh skuadrën time. Ndeshja e parë do të jetë vendimtare. Nëse do të bëjmë një ndeshje të mirë, do ketë entuziazëm. Shoh që ekipi ka dëshirë. Shpresoj të gjej harmoni në skuadër. Nuk duhet gabuar në ndeshjen e parë. Ndeshjet pa tifozë duken si miqësore. Nuk e di si do të reagojnë lojtarë. Është një situatë e re dhe e vështirë. Kam një ekip që ka potencial që të rritet. Futbolli pa publik nuk është futboll. Do të punojë shumë në aspektin psikologjik me lojtarët, për të patur rezultatet sa më pozitive.
Objektivi jonë është të fitojmë grupin. Kemi folur edhe me presidentin Duka. Duhet të jemi të bindur për të arritur këtë objektiv. Kemi luajtur mirë me shumë skuadra gjatë kohëve të fundit. Shqipëria ka një skuadër që mund të përballet me çdo rival. Është shumë e rëndësishme të shikojmë gjendjen e lojtarëve. Kam folur me Hysajn, Gjimshitin, që kanë bërë shumë ndeshje dhe kanë qenë të rraskapitur. Shpresoj shumë që lojtarët që vijnë në grumbullim të vijnë në gjendje të mirë. Disa lojtarë kanë nisur kampionatet. Klubet kanë frikë për lojtarët, mos dëmtohen, mos sëmuren. Neve na intereson fitorja, për të marrë vendin e parë në grup.
PSIKOLOG APO TRAJNER? Tekniku i përfaqësues është pikë referimi për lojtarët. Ne punojmë në çdo kohë. Aspekti psikologjik është i rëndësishmi. Nëse lojtarët nuk kanë besim tek ty, është e vështirë të vazhdosh projektin. Jam trajneri i Kombëtares, por edhe një pikë referimi në aspektin psikologjik për lojtarët.
KARANTINA DHE DEBUTIMI I LOJTARËVE TË RINJ – Kemi disa probleme. Kemi probleme me Zvicrën që nuk e ka ndarë a do na i lejojë lojtarët të vijnë. Rasti i Zvicrës është i çuditshëm se dhe ata do luajnë vetë dhe do të marrin lojtarë nga e gjithë bota. UEFA nuk ndërhyn se i referohet rregullave të qeverive të ndryshme. Doja të shikoja Kamberin dhe të shikoja nëse do të jetë pjesë e planit për të ardhmen. Do të bazohem te grupi i muajit të kaluar. Në nëntor do të integrojmë disa të rinj. Të punojmë për të tashmen, por edhe për të ardhmen, për të ndërtuar një grup sa më kompetitiv. Lenjani ka probleme, sepse nuk ka skuadër, duhet të merret me këtë çështje. Por unë do të flas sërish për ta pasur në skuadër.
KAMOLEZE – Pandemi na ka bllokuar të gjithëve, jo vetëm futbollin. Jemi disi mbrapa me programin. Kamoleze do të vijë të më ndihmojë mua. Ai është pjesë e federatës italiane. Thjesht do të vijë për të më ndihmuar mua, për një kohë të shkurtër. Ai gjithashtu jep mësim në Torino. Nuk ka asgjë konkrete për sa i përket Shqipërisë. Të shikojmë në të ardhmen.
MUNGESA E ÇEKIÇIT NË LISTË? Nuk mund t’i marrë të gjithë lojtarët me njëherë. Këtë herë mora Laçin, herën tjetër mund të marrë Çekiçin. Nëse do të kishim miqësorë, mund t’i kisha provuar të gjithë lojtarët. Preferoj të bazohem në lojtarët që i njoh. Nëse ka surpriza këto ditë, mund edhe të vijë Çekiçi.
BOTËRORI OBJEKTIV? Sikur të arrihej ky objektiv do të ishte shumë mirë. Por duhet të jemi realist me forcën që kemi. Nuk jam një trajner që më pëlqen thjesht të marrë pjesë. Edhe pse në futboll nuk i dihet kurrë, është shumë shumë e vështirë. Nëse krijojmë një skuadër shumë të mirë dhe të kemi një harmoni të mirë, atëherë pse jo.
LOJTARËT QË MUNGOJNË- Memushaj ka bërë një operacion dhe është me paterica. Do të shohim mundësinë për ta pasur sërish në skuadër. Xhaka ka probleme fizikë dhe nuk është në gjendje për të luajtur. Grezda u tërhoq vetë. Është zgjedhje e tij që nuk është në Kombëtare. Unë jam strikt për sa i përket rregullave. Unë po e ndjek, kur të jetë gati e ka derën hapur në Kombëtare.
Unë do të doja të vija më parë. Nuk është se kam frikë. Kam shumë kolegë që janë prekur. Duhet të jemi të kujdesshëm. Të gjitha moshat janë të prekura. Ndoji kishte dalë pozitiv, teksa ishte duke drekuar.
DËMTIMI I KUMBULLËS – Tani më njoftuan është dëmtuar Kumbulla. Dje ishte mirë sot u dëmtua. Çfarë mund të bësh në një situatë të tillë? Edhe Laçi ka probleme.
MAVRAJ – Për Mavrajn kam respekt si lojtar dhe si njeri. Kur të jetë situata e përshtatshme do të bëjmë një ndeshje lamtumire në stadiumin e ri, sepse e meriton.