Mbase ne fillim u krijua ideja se do te kishte perplasje mendimesh e veprimesh, por ne fakt koha po tregon tjeter gje. Tek Vllaznia çdo gje po funksionon ne menyren e duhur dhe ajo çka eshte me e rendesishmja, si administatori Suad Lici, ashtu edhe sponsori Alban Xhaferi e kane gjetur gjuhen e perbashket dhe çdo veprim kryhet me miratimin e te dyve.
Ata kane qene sebashku edhe sot ne tribunen VIP te stadiumit “Loro Boriçi” dhe kane ndjekur miqesoren ndaj Erzenit. Kuptohet qe kane dhene edhe mendimet e tyre mbi ate çfare kane parë ne fushen e lojes.
E rendesishme eshte qe te dy besojne se sivjet po ndertohet nje Vllazni ndryshe, e cila te jete ndryshe edhe ne pretendime dhe te mos diskutoje me per mbijetese, por per te synuar Kupat e Europes.
Vete trajneri Brdariç pas ndeshjes se sotme u shpreh se per merkaton eshte vendosur ne menyre kolegjiale ne klub. Çka do te thote se te gjitha palet, perfshi ketu edhe administratorin por edhe sponsorin, kane qene dakord per gjithçka.
Nje menyre e tille funksionimi padyshim qe do te jete e frytshme per vazhdimesine e Vllaznise dhe garanton suksesin. Ndryshimet ne krahasim me sezonet e kaluar duken te ndjeshme dhe kjo tashme pritet te reflektohet edhe ne rezultate. /ShkodraSport/