Në Mal të Zi sot u mbajten zgjedhjet parlamentare si dhe zgjedhjet lokale në 5 komuna. Dalja në këto zgjedhje ishta masive dhe numri i daljes prej 75,9 % është dëshmi e kësaj.
Interesant është edhe rezultati në korpusin shqiptar ku diferenca në mes listave shqiptare është shumë e vogël.
Sipas projeksioneve në 76.8 të votave, Koalicioni Shqiptar “Bashkë nje za PD, UDSH dhe LD në MZ” ka fituar 1,1% të votave kurse Lista Shqiptare Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj 1,4%. Me këto rezultate listat shqiptare mund të fitojnë nga një mandat.
Ndërsa projeksioni zyrtar, siç mund ta shihni edhe më poshtë, i jep dy mandate “Listës Shqiptare”. Partia e Milo Gjukanoviç duket se ka siguruar 29 mandate, shumë pak për të formuar një qeveri në një parlament me 81 vende.
Parashikimet e para të mandateve në 76.8% të votave të numëruara tregojnë se DPS e Milo Gjukanovic ka 29 mandate, koalicioni proserb “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” 27, “Paqja është kombi ynë” 10 mandate, “Bardh e Zi” katër. Social Demokratët dhe Partia Boshnjake do të kishin tre vende secili, SDP dhe Lista Shqiptare nga dy, dhe Koalicioni Shqptar – Me një za, një.