Thuajse ka përfunduar numërimi në Mal të Zi, i cili ka shpallur si fitues partinë DPS të Milo Gjukanovic. Gjukanovicit i duhet një koalicion për të siguruar shumicën në parlamentin malazez që ka 81 vende. Qendra për Transicionin Demokratik ka treguar rezultatin e numërimeve deri më tani.
Deri më tani, janë përpunuar 265 nga 268 vendvotime apo 98.8% e votave. Rezultatet janë si më poshtë:
Social Demokratët 4.13%
Partia Boshnjake 3.80%
SDP 3.09%
E zezë dhe e bardhë 5.53%
Koalicioni Shqiptar 1.37%
Vendimtar për Malin e Zi 35.44%
Për të ardhmen e Malit të Zi 32.82%
Lista shqiptare 1.54%
Paqja është kombi ynë 11.94%