Një lajm i mirë për Vllazninë e basketbollit në prag të fillimit të sezonit të ri. Në drejtimin e ekipit të meshkujve kuqeblu, vihet një shkodran mjaft i njohur, Afrim Bilali. Sezonin e kaluar ai drejtoi ekipin e Giga Basket, duke mundur pikërisht Vllazninë në finalen e Kupës së Shqipërisë. Po ashtu, Bilali është edhe trajner i Kombëtares së basketbollit.
Duket se presidenti Alban Xhaferi ka arritur marrëveshjen me Bilalin për të qenë ai në drejtimin e kuqbluve në sezonin që pritet të nisë në nëntor. Pritet që tashmë të bëhet vetëm zyrtarizimi për të nisur përgatitjet intensive për kampionatin.