Pas Enes Isufit dhe Uheid Hoxhes, Vllaznia rikthen ne gjirin e saj nje tjeter futbollist shkodran. Kete here behet fjale per mesfushorin- sulmues Arlind Kalaja. 25 vjeçari pas pervojave te kaluara tek Kukesi, Kastrioti e Teuta, tashme rikthehet serish tek skuadra e qytetit te lindjes, aty ku u rrit dhe u be sportist. Ne njoftimin e klubit shkodran behet e ditur se lojtari menjehere pas firmosjes se kontrates, eshte nisur drejt Korçes per t’iu bashkuar skuadres ne stervitje.
Ja njoftimi i klubit shkodran per kete afrim te rradhes ne merkato:
@VLLAZNIA RIKTHEN EDHE ARLIND KALAJËN
KF Vllaznia rikthen në shtëpi një tjetër futbollist shkodran. Këtë herë është mesfushori- sulmues Arlind Kalaja ai që ka hedhur firmë në kontratë dhe është riveshur kuqeblu. Pas këtij procesi, ai ka marrë menjëherë rrugën drejt Korçës sëbashku me drejtorin sportiv Matko Djarmati, për t’iu bashkuar skuadrës në stërvitje dhe për t’u vënë në dispozicion të stafit teknik”.