Vllaznia ka nisur fazën përgatitore 10 ditore në qytetin e Korçës. 23 futbollistë janën nën urdhrat e Thomas Brdariç dhe ndihmësve të tij. Për seancat stërvitore, shfrytëzohet stadiumi i Bilishtit, i cili duket se ofron kushte të mira. Parashikohet që për 10 ditë, të zhvillohet një ose dy ndeshje miqësore. Në faqen zyrtare të KF Vllaznia sh.a., lexohet:
“Duke filluar nga pasditja e sotme, ekipi i Vllaznisë ka nisur fazën më intensive të përgatitjeve për sezonin e ri. Kuqeblutë janë akomoduar në qytetin e Korçës ndërkohë që seancat stërvitore do t’i zhvillojnë në stadiumin e Bilisht që ofron kushte të mira. Në dispozicion të stafit teknik janë 23 futbollistë aktualisht dhe gjatë ditëve në vijim pritet që të rriten ngarkesat fizike, ndërkohë që në plan është edhe zhvillimi i një apo dy ndeshjeve miqësore para kthimit në Shkodër.”.