Drejtoria Vendore e Policise Korce njofton: “Policia Kufitare e Korçës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë kanë finalizuar me sukses operacionin antikontrabandë të koduar “Matrikulli” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Avdyl Spaho, 51 vjeç,
Klaudjo Spaho, 24 vjeç, (at e bir) të dy banues në Bilisht
Martin Dulo, 30 vjeç, banues në fshatin Rakickë-Devoll.
Arrestimi i tyre u bë pasi, nga informacione të siguruara në rrugë operative, si edhe falë mirë koordinimit të veprimeve nga strukturat e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Policinë e Qarkut, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre u kapën në flagrancë në drejtim të piramidës numër 13 mbi fshatin Rakickë-Devoll, duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme dhe kontrabanduar nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, 82 (tetëdhjetë e dy) krerë bagëti të imëta, të cilat dyshohet se janë vjedhur në Greqi nga këta shtetas.
Katër prej të cilave të matrikulluara nga shteti grek dhe pjesa tjetër të pamatrikulluara.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. /ShkodraWeb/