Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka zhvilluar sot takimet me faktorin politik në vend për të caktuar datën e re të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Ajo që ka rënë në sy gjatë takimeve ka qenë fakti se të gjithë përfaqësuesit e partive politike që u takuan me kreut të shtetit kanë hyrë në takimin me Presidencë dhe kanë qëndruar pa maskë përpara tij edhe gjatë diskutimeve.
Ndërkohë që ndryshe ka ndodhur me kryeministrin Edi Rama dhe Sekretarin e Përgjithshme të PS-së, Taulant Balla.
Hyrja e tyre në Presidencë është transmetuar live në Facebook e kreut të shtetit, ndërkohë që është parë që edhe gjatë fotove zyrtare Kryeministri ka qëndruar me maskë. Madje gjatë takimit s’ka patur as shtrëngim duarsh, por vetëm përshëndetje të shkurtra!
Meta: Si kaluat?
Rama: Mirë, mirë!
Duket se Rama dhe Balla i kanë qëndruar deri në fund respektimit të masave mbrojtëse, duke mbajtur maskën në ambientet e mbyllura, në ketë rast edhe në Presidencës.
Takimi ka zgjatur rreth 15 minuta, ndërkohë që mësohet se Rama s’ka pranuar as të pijë një kafe apo çaj të cilin ia ofroi që në fillim të takimit kreu i shtetit.
Pas mbylljes së takimit askush nga palët s’ka folur për diskutimet!