Shqipëria e nis në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë e Rejas kanë mundur 2 – 0 në Bjellorusi ekipin vendas, duke marrë tre pikët e para. Pjesa e parë ka qenë mjaft e mirë për kuqezinjtë të cilët gjetën golin në minutën e 23- të me Cikalleshin. Ka qenë një supergol, i shënuar nga sulmuesi nga jashtë zone me të majtën e tij.
Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë ndërsa në të dytën kuqezinjtë kanë lëshuar terren në Minsk dhe vendasit janë shfaqur para zonës tonë por pa ndonjë rrezik të madh për portën e mbrojtur nga Strakosha. 12 minuta nga fundi i 90 minutave, ka ardhur edhe goli i dytë i kuqezinjve, pas një inkursioni të Roshit nga e djathta e sulmit. Pasi i tij në zonën e rreptësisë për Baren i cili nuk gabon dhe shënon të dytin.
Me këtë rezultat përfundon i gjithë takimi, duke marrë fitoren e parë në Ligën e Kombeve. Të hënën në Tiranë pritet Lituania, i cili sonte u mund nga ekipi i Kazakistanit. /ShkodraWeb Media/