Bashkia Malësi e Madhe është ndër bashkitë e para në Shqipëri e cila synon që turizmi të jetë i aksesueshëm edhe nga shtresat vulnerabël. Përmes projektit “PAST4Future”, tek “Syri i Sheganit” janë ndërtuar 4 godina druri.
Po ashtu, janë rehabilituar ambjentet përreth të përshtatshme për tu vizituar nga persona me nevoja të veçanta, persona me aftësi të kufizuar si dhe mosha e tretë.
Ecuria e këtij projekti u ndoq nga afër nga Ministrja e Financave Znj.Anila Denaj dhe Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj.