Një 22-vjeçar shqiptar me banim në Riccone, Itali, i cili dyshohej të kishte lidhje me ISIS dhe ishte burgosur nën akuzat e mashtrimeve fetare, është përzënë nga Italia, përmes një mase të dhënë nga ministri i Brendshëm italian, për arsye që lidhen me sigurinë e shtetit.
Sipas mediave italiane, i riu shqiptar ishte shfaqur simpati për ISIS-in, madje, në vitin 2016, gjatë një kontrolli kishte refuzuar t’u jepte dokumentet karabinierëve, duke thënë se ishte pjesë e ISIS.
Në burgun e Riminit ai ka shfaqur probleme të personalitetit të karakterizuar nga delire fetare, duke thënë se as nuk mund ta fotografonin përpara se të futej në burg, pasi “është e ndaluar nga Allahu t’u japësh të dhënat e tua të pafeve”.
Në shkurt të këtij viti ai u gjet nga policia italiane në kishën “Madonna dei Bagni”, ku ftonte besimtarët dhe gjithë kalimtarët të mos hynin në kishë dhe të konvertoheshin në fenë islame, duke u thënë se do të shkonte në Romë për të folur edhe me Papën, që edhe ai të konvertohej në mysliman.
Kur u arrestua, i riu shqiptar vijonte të manifestonte fiksimin e tij të madh për besimin fetar. Verifikimet e mëtejshme zbuluan se ai kishte kontakte me një eksponent të njohur të një objekti kulti, pranë ambienteve të ekstremizmit islamik. Për këtë arsye, pas nxjerrjes nga burgu më 23 shtator 2017, i riu shqiptarë u riatdhesua, duke u dërguar në Shqipëri me një avion nga Bolonja në Tiranë.