Data 6 shtator 2004 shënon zyrtarisht ditën e lindjes së Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pas mosmarrëveshjeve dhe konflikteve me Fatos Nano, një fraksion i PS-së me në krye Ilir Metën, vendosën ti japin jetë një subjekti të ri politik, ndoshta më i rëndësishmi i krijuar këto 30 vite si pasojë e shkëputjes nga partitë e ashtëquajtura të mëdha në Shqipëri.
Lideri historik i saj, ishte themeluesi Ilir Meta, i cili e drejtori deri në vitin 2017, kur u detyrua të japë dorëheqje për shkak të zgjedhjes si President i vendit. Për pak kohë, drejtimi iu besua Petrit Vasilit, i cili u largua pas zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës për të rikthyer drejtimin në familjen Meta, këtë herë me bashkëshorten Monika Kryemadhi si kryetare.
Në 16 vite të ekzistencës së saj si forcë politike, LSI ka kushtëzuar jo pak qeverisjen e këtij vendi. Në 2009-ën, katër mandatet e saj “të arta”, mundësuan formimin e qeverisë Berisha, në mandatin e saj të dytë rradhazi në qeverisje të vendit. Po ashtu, bashkimi i votave të LSI-së me ato të PS-së në Kuvend më 2013-ën, mundësuan rikthimin në pushtet të së majtës në këtë vend.
LSI dhe Ilir Meta, do të mbahen mend edhe si inciatorë të bllokimit të Kuvendit për të mos lejuar miratimin e ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës. Ilir Meta, si kryetar i LSI-së u përball me drejtësinë edhe për çeshtjen e “bllokut të zi 700 mijë”, fitoi me rezultatin 5 – 0 në Gjykatën e Lartë. Në jo pak raste këto 16 vjet, dy partitë e mësha janë munduar ta nxjerrin jashtë lojës politike LSI-së, duke kërkuar defaktorizimin. Deri tai, nuk ka kanë dalë. Përkundrazi, bashkimi i votave me të ka mundësuar qeverisjen e vendit dhe përsëri, opozita aktuale kërkon ardhjen në pushtet në aleancë me LSI-në. /ShkodraWeb Media/