Një pushues nga Kosova, ende i paidentifikuar ka humbur jetën këtë të dielë në plazhin e Velipojës. Burimet bëjnë me dije se personi është i moshës rreth 70 vjeçare.
Sipas dëshmitarëve, i moshuari sapo ka hyrë në ujë për t’u larë, ka pësuar infarkt.
Trupi i të ndjerit është dërguar në morgun e Spitalit të Shkodrës, me ambulancën e këtij qyteti, pasi në Velipojë shërbimi i ambulancës është mbyllur në datën 31 gusht.