Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është dakord me këshillën e Genc Rulit që nga politika është më mirë të largohesh se të të largojnë. Megjithëse thotë se nuk qëndron më në politikë për karrierë, Sali Berisha shprehet se Genc Ruli bën gabim duke ngatërruar dy gjëra elementare.
“Genc Ruli është një burrë i mençur, por ndonjëherë viktimë e mençurisë së tij. Ai ngatërron dy gjëra elementare që nuk mund të ngatërrohen kurrë me njëra-tjetrën. Ngatërron karrierën me betejën. Tjetër është beteja, tjetër është karriera.
Për karrierë, Berisha i ka dhënë fund më 26 qershor 2013. Të mendosh që një njeri që ka pasur disa funksione, qëndron deputet për karrierë, është e pamendueshme.
Beteja do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimeve të PD. Ruli është viktimë e mençurisë së tij”, tha Berisha në syri.tv.
I pyetur nëse do të vazhdojë betejën në Kuvend si deputet, Berisha tha: “Do të vazhdoj betejën. Do të shoh situatën dhe rrethanat. Nga beteja nuk tërhiqem kurrë”.