Ambasadorja e SHBA- së në Tiranë Yuri Kim, ka nisur një vizitë zyrtare dyditore në Bashkinë e Shkodrës. Turin e saj, diplomatja amerikane e ka nisur me një takim me Kryetaren e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.
Ademi i ka uruar mirëseardhjen zj. Kim, ndërsa e ka falënderuar për vëmendjen dhe mbështetjen nga Ambasada dhe Shtetet e Bashkuara për vendin tonë por edhe edhe Shkodrën. Kim ka falënderuar për mikpritjen, ndërsa ka shtuar se do të jetë në Shkodër dy ditë, për të vizutuar atraksionet e saj, për të takuar e bashkëbiseduar me banorët. Diplomatja amerikane ka thënë se është hera e parë që vij në Shkodër, por kam dëgjuar shumë për të si një qytet që nuk i dorëzohet diktaturës.
Për rreth 60 minuta, Ademi dhe Kim kanë bashkëbiseduar pa praninë e mediave, ndërsa në fund i janë përgjigjur interesit të mediave në një konferencë të përbashkët për shtyp.