Infrastruktura rrugore është një nga prioritetet e Bashkisë së Shkodrës prej 5 vitesh. Pavarësisht vonesave në procedurat e tenderimit si pasojë e pandemisë, tashmë ka nisur puna në disa projekte të planifikuara në buxhetin e vitit 2020.
Me një fond 6.2 milion lekë nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër, ka nisur puna për sistemim- asfaltim të rrugëve të brendshme në fshatin Gomsiqe të Njësisë Administrative Velipojë. Ka qenë një kerkesë e vazhdueshme e banorëve, në një zonë me densitet të lartë banorësh, të banesave dhe njësive të shërbimit.
Projekti parashikon shtresa rrugore çakëll, stabilizant dhe asfalt në një sipërfaqe 1900 metër katror; struktura monolite betoni për kanalizime anësore 115 metër kub si dhe sinjalistikë rrugore horizontale dhe vertikale.
Impakti i këtij projekti në jetën e banorëve por edhe të vizitorëve të ndryshëm, do të jetë i dukshëm në përmirësimin e lëvizshmërisë të njerëzve, mjeteve dhe mallrave.