Ditën e sotme, drejtues, ish- drejtues, ish- deputetë e figura të PD-së, opozitës e politikës, njerëz të thjeshtë që e kanë njohur apo kanë d[gjuar për të, kanë kujtuar Azem Hajdarin në 22 vjetorin e mungesës së tij. Liderin e Dhjetorit 1990, e ka kujtuar edhe Jozefina Topalli, ish- kryetare e PDSH-së. Ajo ka preferuar ta kujtojë vetëm e tre fjalë, duke i besuar më shumë mesazhit që përcjell një foto. Topalli është në mes Berishës dhe Azem Hajdarit në një miting dhe komenton shkurt: “Kur kishte opozitë!”.