“Njomëzat” është kopshti më i ri që ka hapur dyert në Bashkinë e Shkodrës. Ky kopësht ofron shërbimet e tij për familjet në lagjet numër 5 dhe 3 të qytetit.
Përveç stafit të kualifikuar e të përkushtuar, kopshti ofron edukimin, mësimdhënien, shërbimin e ushqimit, fjetjen, argëtimin në një kënd lojrash në territorin e tij. Gjithashtu pjesë e “Njomëzave” është edhe çerdhja e re e hapur në këtë fillim të vitit shkollor duke ofruar shërbime për fëmjët 0-3 vjeç.
Në kushtet e veçanta që ka nisur ky vit edhe për parashkollorët, një vëmendje e shtuar u kushtohet masave antiCovid, duke i zbatuar rigorozisht.
Në territorin e Bashkisë së Shkodrës kanë nisur vitin parashkollor në 57 kopshte e çerdhe mbi 2 mijë fëmijë. Ofrimi i këtij shërbimi, është një nga prioritetet e qëndrueshme të Bashkisë së Shkodrës, ndihmesë konkrete për familjet shkodrane në lehtësimin e përditshmërisë së tyre, sidomos për ata që janë në marrëdhënie pune.