Gradualisht do të kemi ndryshime në kushtet atmosferike, pra moti për ditën e enjte, 17 shtator 2020, do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura në jug dhe juglindje ku do të ketë dhe rreshje të pakta. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 14/29°C
Zonat e ulëta 14/32°C
Zonat bregdetare 20/31°C /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/