Prezantueja e njohur Arbana Osmani ka shoqëruar ditët e fundit partnerin e saj, Eduart Grishajn, me të cilin pret të bëhet nënë për herë të dytë, në projektet e tij kinematografike në Malësi të Madhe, vendlindja e regjisorit.
Arbana ka ndarë një foto me Eduartin gjatë xhirimeve të një projekti, duke zbuluar se ai është duke punuar për një film të ri.
“Duke bërë filma dhe fëmijë. Gjatë xhirimeve të ‘Sofia’ film i drejtuar nga artisti im i preferuar Eduart Grishaj. I uroj atij dhe të gjithë skuadrës shumë fat”, ka shkruar Arbana krah fotos ku në sy bie barku i rrumbullakosur.