Zhvillohet në Shëngjin, Lezhë Takimi: Sezoni Turistik 2020, Menaxhimi i vijës bregdetare, risia e vitit 2020. Shëngjini si model i menaxhimit të sezonit veror. Përmirësimi i sistemit për vitin tjetër. “Ky vit nuk do të ishte viti i turistëve të shumtë të huaj, por do të ishte vit i turizmit patriotik, bëmë një politikë në një mënyrë ose një tjetër agresive duke qenë i vetmi shtet që hapi kufijtë më 1 qershor edhe që gjatë gjithë 3 muajëve të verës dhe në muajin shtator po ashtu nuk patëm asnjë cedim në mikpritjen e turistëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut , po ashtu nga Mali i Zi dhe për herë të parë në mënyrë në numër të konsiderueshëm patëm turistë nga Serbia nga Bosnja dhe nga Rajoni e më pastaj ja arritëm që tja dalim që me operatorët turistik të mos humbasim tregun polak.
Jemi dhe sot në vazhdim në komunikim dhe në biznes me tregun polak dhe përfituam tregun Bjellorus dhe tregun e Ukrainës, të cilët e kishin Shqipërinë destinacion të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit”, tha Ministri Klosi në këtë takim. Sipas tij kjy ishte rezultat I politikave të mira, të marra nga gjithë qeveria dhe si rezultat i koordinimit të gjithë institucioneve shtetërore, duke ndihmuar kështu biznesin e turizmit në luftën e tij të mbijetesës.”Pra ishim në një strategji të përcaktuar qartë, strategji të dakortësuar 100 për 100 me Kryeministrin Edi Rama dhe institucionet e shëndetësisë dhe të kufirit dhe ia dolëm që të kishim një biznes që juve vet i dini më mirë se kushdo tjetër të dhënat e numrit të vizitorëve që natyrisht nuk ishin njëlloj me në asnjë moment nuk e harroj që ishim më poshte se sa 2019.
Po nuk ka asnjë shtet tjetër në rajon dhe më gjerë që të ketë këto shifra që kemi ne me turizmin, ku më 20 ditët e para të shtatorit kemi 70 % të numërit të vitit 2019. Pra nuk ka asnjë vend tjetër që 70 për qind e atyre që kanë hyrë në 2019 të kenë ardhur në shtator 2020. Këtu plus turizmin e brendshëm ia dolëm të arrinim në pak a shumë në shifrat e 2019 për shtatorin, në gusht ishim shumë më pak ishim rreth 50 per qind të numërit të vizitorëve që kanë vizituar Shqipërinë në 2019 por ama po ti shtojmë dhe turizmin e brendshëm që është një turizëm I konsiderueshëm që nuk çedoj”, tha Ministri Klosi.
Cështja tjetër e diskutuar ishte ndarja e vijës bregdetare. Sipas Klosit nuk kemi përse presim muajin mars të vitit tjetër për ta disktuar, por ta diskutojmë që tani dhe në mars të lidhim kontratat dhe do të lishim kontrata 5 vjeçarë në mënyrë që dhe jut ë ndiheni të qetë e të sigurt në biznesin tuaj. Por nuk do të ketë “toka jeme”, por secili do të zbatoj ligjin. “Skema e ketij viti rezultoi e sukseshme, plazhi publik dhe plazhi i menaxhuar ishin qartësisht të dallueshëm. Ishte një skemë e ndarjes së plazheve shumë e suksesshme”- Pjerin Ndreu, kryetar i bashkisë Lezhë. /Njoftim për mediat i Ministrisë së Turizmit/