Kaloi murin për kontroll mjekësor përjashtohet nga azili në qytetin e Shkodrës dhe lihet në mes të katër rrugëve, i moshuari Bardhok Gegaj. Sot 81 vjeç dhe prej muajit prill jeton i vetëm në një magazinë mallrash, po në qytetin e Shkodrës. Këtë pasdite, i moshuari rrëfeu me lot në sy në studion e emisonit “Pa Gjurmë” në Report Tv se si prej 7 muajsh askush nuk e pranon në shtëpinë e të moshuarve dhe se qytetarë të ndryshëm e ndihmojnë me ushqim dhe veshmbathje.
“Jeta ime u shkatërrua që në vitet 1982, kohë në të cilën u futa në burg për shkak të tregtisë së paligjshme, dhe u dënova me 22 vite burg. Atë kohë isha baba i 3 fëmijve dhe për shkak të dënimit të lartë, u divorcova edhe nga bashkëshortja. Pas 7 viteve burg, fitova lirinë dhe emigrava drejtë Greqisë. Vitete kaluan dhe nuk doja që tu bëhesha barrë fëmijëve dhe vendosa qe vitet e fundit të jetës time ti kaloja në ndonjë azil”- u shpreh i moshuari.
Imoshuari tregon se deri në mars të këtij viti, nuk kishte patur probleme në azil, por debatet kishin filluar pikërisht nga leja që 81-vjecari kishte kërkuar në azil për të bërë një kontroll mjekësor. Skandali thellohet edhe më shumë, kur të moshuarit i mbahet 40 përqind e pensionit nga shtëpia e të moshuarve, ndërkohë që ai tashmë është i braktisur nga ky institucion.
“Në mars të këtij viti i kërkova leje drejtorit të beja kontroll tek mjeku se isha shumë i sëmurë dhe që nga ajo kohë nisëm debatet. Ata nuk me lejuan për shkak të situatës me Covid-19 dhe unë kalova mbi murin rrethues. Pas disa ditësh, drejtori më thërriti në zyrë dhe më përjashtoi…ekzaktësisht në muajin prill. Dhe kur u largova ai më detyroi të shkruaja një letër, me pretekstin se unë kërkoja vetë të largohesha. Nga muaji prill e deri tani, unë jetoj rrugëve dhe ato pak para që marrë mi mbajnë”, vazhdoi bisedën Bardhok Gegaj.
Gjatë transmetimit live reagoi në një lidhje telefonike edhe drejtori i shtëpisë së moshuarve, Shkodër Fatjon Hoxha.Ky i fundit sqaroi se largimi nga institucioni i Bardhokut është bërë më dëshirën e tij dhe se kërkesa për paratë e pensionit është dërguar në zyrat përkatëse.
“Largimi nga institucioni është bëre me dëshirë. Sepse nipi në Tiranë ka dal garant për largimin e tij. Zotria ka qënë në zyrën time dhe ka dashur vetë personalisht të largohej, pavarsisht se unë kam këmngulur të mos largohej. Që ditën që është larguar, unë kam bërë kërkesën që 40 përqind që ne mbajmë nga pesioni i cdo të moshuari të ndërpritet.”, tha Hoxha.
Menjëherë pas këtij komunikimi, stafi i emisionit “Pa Gjurmë” kontaktoi qendrën e Shërbimit Social Shtetëror, ku falë bashkëpunimit të tyre, u mor përsipër rasti i 81 vjeçarit.
“Është koha t’i japim zgjidhje z.Bardhok, pavarsisht situatës. Mjafton të plotësoj disa dokumenta dhe më pas do të shqyrtohet se cili nga institucionet ka hapësirë për akomodimin e këtij 81-vjeçari.”, u shpreh përfaqësueja e këtij institucioni
Ndërsa vetë i moshuari i pyetur nga gazetarja Odeta Dume, nëse dëshironte të kthehej sërisht në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër ka pohuar së ishte i gatshëm të rikthehej, por me mirëkuptimin e personave përgjejgjës dhe pa debate ndërmjet tyre.