Toka shqiptare vazhdon të lëkundet. Gjatë natës, deri në orët e para të mëngjesit, janë regjistruar plot tre lëkundje. Sipas EMSC- së, Qendrës Europiane për Monitorimin e Termeteve, i pari ka qenë në orën 01.22 sipas asaj shqiptare dhe të dhënat mund të shikoni më poshtë.
Termeti tjetër, i regjistruar, ka qenë mjaft i fortë. Ai është regjistruar vetëm gre minuta më vonë se i pari dhe ka qenë i shkallës 4.6 Rihter. Edhe ky si i pari, ka qenë në afërsi të zonës Elbasan- Lushnje.
Ka pasuar edhe një termet i tretë, me magnitudë më të lehtë, siç mund ta shikoni edhe më poshtë. Ai është verifikuar rreth orës 04.35 dhe ka patur një magnitudë 3 ballë Rihter.
Kujtojmë, se një vit më parë, Shqipëria u trondit sërish gjatë muajit shtator ndërsa me 26 nëntor ishte termeti me pasoja fatale në dëme njerëzore por edhe në materiale. /ShkodraWeb Media/