Fotografi i njohur Arben Çeli ndërroi papritur jetë dy ditë më parë si pasojë e një ataku kardiak.
Vajza e tij, Silvi Çeli ka bërë një dedikim prekës në rrjete sociale për ndarjen nga jeta e të atit. Përtej mallit dhe dhimbjes që ndjen, vajza e fotografit të njohur, shprehet se ende nuk e pranon dot realitetin dhe se shpesh pret ulur me shpresën se mos ai kthehet.
“Bab….i shtrenjti im. Jeta ime. Shpirti im. Drita ime e syve, nuk e besoj dot, nuk e pranoj dot, nuk dua ta imagjinoj jeten time pa ty. Mezi e gjetem njeri tjetrin, pse keshtu papritur u ndam perseri? Ke do marr ne mengjes ne telefon dhe ne mbremje para se te fle? Nuk e di nese me sheh dhe me degjon, une do te te flas perdite, do te te them mirmengjes dhe naten e mire.
Me thave shpirtin, po lotet nuk do me thahen tere jeten per ty. Per mua ishe nene, baba, moter, vella…cdo gje qe i jepte kuptim jetes sime. Dje prita ulur, se mos hapje syte e te me thoje sic me thoje gjithmone: o mami koteles bera shaka. Te dua shume, me ka marr malli. Per here te pare te them naten e mire pa te folur o bush”, ka shkruar Silvi.
Fotoreporteri i njohur Arben Çeli, ishte një nga më profesionalët në vend dhe ka punuar për një kohë të gjatë për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters.