Raport nga Bashkia Shkodër mbi dëmet e shkaktuara nga reshjet dhe shtrëngata e natës më 26 shtator 2020
Gjatë natës së mbrëmshme një sërë dëmesh janë shkaktuar nga erërat shumë të forta. Rezultojnë:
32 Pemë të larta dekorative, disavjeçare të rrëzuara, në rrugët si më poshtë:
27 pemë në Unazën Perendimore të qytetit
1 pemë në rrugën tek Stacioni i trenit;
1 pemë në rrugën “Qemal Draçini”
1 pemë në Lulishten tek Shatërvani;
1 pemë në Lulishten pranë Universitetit
1 pemë në Bahçe të Çakajve
Rezultojnë 6 pemë dekorative të larta të dëmtuara, sipas rrugëve më poshtë:
5 pemë në rrugën “Europa”
1 pemë në Zonën Industriale
Dëme janë shkaktuar në rrjetin e ndriçimit rrugor.
Janë dëmtuar 6 shtylla të larta
12 koka ndriçuesish
Dëmtim kabëlli furnizimi
Nga dëmtimet e pemëve ka dëmtim të tubacioneve dhe pusetave, apo të trotuarit në afërsi.
Të gjitha rrugët janë zhbllokuar në kohë shumë të shpejtë dhe janë të qarkullueshme. Vazhdon puna për evadimin e mbetjeve të dala nga pemët dhe pastrimi i rrugëve. Të gjitha strukturat janë të gatshme për përballimin e situatave të pritshme në vazhdim.