Një ditë pasi publikoi një detaj nga e kaluara e saj, ish- kryetari i PS-së Shkodër Edip Shiroka ka deklaruar sot përmes një postimi në Facebook se është kërcënuar me telefon. Në një shënim të shkurtër, ai tregon se personi që e telefonoi, u prezantua si Elisa dhe foli fjal të padenja për një femër.
“S’kishte si të ndodhte ndryshe, ky numër më mori në tel dhe më kërcënoi, u prezantua si Elisa, foli fjal të padenja për një femër, gjithsesi ja lë në dorë operatorit telefonik të konservojë biseden, se edhe nëse nuk e bën operatori, aplikacionet e ndryshme në cel e bëjnë të mundur një gjë të tillë.Ditët në vijim do shohim estradë.”, shkruan Shiroka.
Ndërkohë, një kërkim siperfaqësor përmes regjistrimit të emrit në aplikacione të komunikimit social, si foto profili e përdorur është kjo që mund të shihni më poshtë. Të jetë apo jo në foto Spiropali, aq më pak, të jetë ajo që ka telefonuar ish- kryetarin e PS-së Shkodër, nuk mund ta themi me saktësi. Ata që kanë komunikuar me Spiropalin, mund ta vertetojnë ose jo.
Një ditë më parë, Shiroka zbuloi disa detaje, të cilat nuk ishin të publikuara, nga e kaluara e Spiropalit. Ish- kryesocialisti i Shkodrës sillte në vëmendje sa më poshtë:
“Ishte koha kur Saimir Tahiri vinte në Shkoder si përfaqësues i Kryetarit të PS bashkë me dy furgona me të rinjë për dekorin e takimeve të Kryetarit, pasi visheshin me mini dhe trajnoheshin për të kriju atmosferë ne skenë. Për atë punë ishin njisha.
Elisa, si pjesë e furgonit të dytë, e pa mbajtur, e pa veshur, e pa ngrënë dhe e pa pirë, shëndetligë dhe e pa forcë, ishte shumë e dhënë pas hejes. Atë kam degjuar të thotë – xhaxhi Edipi ku do hamë ne sonte, do kemi përsëri peshk për darkë si në drekë.. ???
Elisës i qenka hapë pança e nuk i del as Endri Shabani për mëngjes.Lëje pastaj çfar don për drekë e darkë.Grykësia e tyre s’ka limit. Shqipërinë e Shqiptarët i kafshojnë përditë.”. /ShkodraWeb Media/