“Lojra politike e iniciar nga këshilli “, Alban Xhaferi, sponsori i Vllaznisë së futbollit ka qenë i drejtpërdrejtë në një koment që i ka bërë mbledhjes së fundit të Këshillit Bashkiak Shkodër, lidhur me hapjen e procedurave gjyqësore për vendimmarrjen mbi Vllazninë nga Bashkia e Shkodrës. Me një postim në profilin e tij në Facebook, Xhaferi jep edhe një përcaktim tjetër për efektet e vendimit: “krijon nje gjendje paniku tek çdo investitor, sponsor apo partner qe don ta ndihmoje me zemer Vllaznine”.
POSTIMI I PLOTË I ALBAN XAFERT NË FACEBOOK
Keshilli Bashkiak apo Kryetaria e Bashkisë, asambleja e Vllaznise së futbollit?!?
Lojra politike e iniciar nga këshilli që në fakt nuk prek thelbin por krijon nje gjendje paniku tek çdo investitor, sponsor apo partner qe don ta ndihmoje me zemer Vllaznine?❤️
Zgjidhja e vetme për sukses te qëndrueshem në planin sportiv, administrativ dhe financiar afatgjate është kalimi i shumices së aksioneve tek investitor serioz dhe korrekt?
Ky proces duhet te nisë menjehere sepse Vllaznia ka mbet skuadra e vetme e superligës me aksioner 100% Bashkinë ?
Ne do ta mbështesim fuqishëm Vllazninë e futbollit ⚽ dhe ky sezon duhet të jetë fillimi i ndryshimit për ta cuar drejt fitoreve të mëdha? /ShkodraWeb Media/