Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve ka vendosur që edhe Kryesia e Partisë Demokratike, një nga organet më të larta të saj, të kalojë e gjitha nën votëbesimin e anëtarësisë. Anëtarëve të kryesisë u ka mbërritur një email që përcakton edhe degën se ku do të votohen nga anëtarësia e PD.
Nga 28 anëtarët e Kryesisë nga procesi do të jenë të përjashtuar, kreu i demokratëve Lulzim Basha, dy nënkryetarët Paloka e Spaho dhe sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.
Nga procesi i votimit janë përjashtuar edhe 3 anëtarët e Kryesisë, Sekretari Organizativ, Sahit Dollapi dhe Sekretari për Burimet Njerëzore, Ervin Minarolli, si dhe Drejtori i Fushatës në Partinë Demokratike, Alfred Rushaj.
Të tre funksionarët janë përfshirë drejtpërdrejtë në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë që pas mbledhjes së kryesisë së 25 qershorit. 15 anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike do të votëbesohen në kryeqytet të shpërndarë në të gjithë degët e Tiranës.
Një vendimmarrje e dytë do të përcaktojë nëse pas votëbesimit nga anëtarësia, anëtarët e kryesisë do të kandidojnë për një mandat deputeti në zonat ku janë përcaktuar aktualisht apo do të shpërndahen në 12 qarqet e vendit.
Lulzim Basha- Kryetar
Edi Paloka -Nënkryetar
Edmond Spaho- Nënkryetar
Gazment Bardhi- Sekretar i Përgjithshëm
Dhurata Cupi-Dega Mat, Qarku Dibër
Endri Hasa-Dega Elbasan, Qarku Elbasan
Enkelejd Alibeaj-Dega Mallakastër, Qarku Fier
Enno Bozdo-Dega 1, Qarku Tiranë
Fatbardh Kadilli-Dega 6, Qarku Tiranë
Flamur Noka- Qarku Tiranë
Florjon Mima-Qarku Durrës
Grida Duma- Qarku Tiranë
Izmira Ulqinaku-Dega Shkodër
Jamarber Malltezi-Qarku Tiranë
Jorida Tabaku-Dega 8, Qarku Tiranë
Kreshnik Çollaku- Dega Mat, Qarku Dibër
Oerd Bylykbashi-Dega Durrës, Qarku Durrës
Orjola Pampuri-Qarku Tiranë
Tomorr Alizoti-Dega 8, Qarku Tiranë
Çlirim Gjata-Dega 3, Qarku Tiranë
Sahit Dollapi-(Pjesë e procesit të Vlerësimit të Kandidatëve)
Ivi Kaso-Dega 2, Qarku Tiranë
Ervin Minarolli-(Pjesë e procesit të Vlerësimit të Kandidatëve)
Alfred Rushaj-(Drejtor I Fushatës)
Albana Vokshi-Dega 7, Qarku Tiranë
Belind Këlliçi-Dega 10, Qarku Tiranë
Ina Zhupa-Dega 6, Qarku Tiranë
Arben Kashahu- Qarku Tiranë
Arben Ristani-Dega 9, Qarku Tiranë
Por për të shmangur pakënaqësitë që do të dëmtonin procesin dhe për të mos sjellë përçarje mes demokratëve, anëtarëve të kryesisë i është kërkuar të plotësojnë një deklaratë personale njësoj si çdo kandidat që është kualifikuar nga komisioni. Deklarata përfshin zotime për të mbështetur Partinë Demokratike edhe në rast të skualifikimit nga gara, mos përfshirje në retorikë përçarëse, mospërfshirje në veprime apo komente që dëmtojnë kandidatët e tjerë në garë.
Në 11 tetor, me votëbesimin e kandidatëve për deputetë në Tiranë, Partia Demokratike do të përmbyllë procesin e votëbesimit të kandidatëve nga anëtarësia dhe do të jetë kryesia e më pas Këshilli Kombëtar ata që do të përcaktojnë listën finale të kandidatëve për deputetë./Nga Juxhin MUSTAFARAJ, abcnews.al/